Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Skijim nate këtë fundjavë në dy shtigje në Kodër të Diellit

Tetovë, 4 shkurt – Qendra e skijimit Kodra e Diellit prej nesër për herë të parë këtë sezon organizon skijim nate në të dyja shtigjet me ski-ashensorët të cilat kanë reflektorë për ndriçim për skijim nate.

“Skijim nate do të ketë të premten dhe të shtunën nga ora 19 deri në 22 në shtigjet Potok 1 dhe Potok 2 në të cilat ka mundësi për ndriçim me ndihmën e reflektorëve. Çmimi i biletave për skijim nate është më e ulët nga viti i kaluar dhe është 400 denarë”, informon Zhivko Aleksovski, drejtor i Qendrës së Skijimit, informon Zhurnal.mk

Nga Qendra e Skijimit u bëjnë apel skiatorëve dhe të gjithë vizitorëve t’i respektojnë rregullat rreth përdorimit të biletave për ski-ashensorët, ku kanë vërejtur manipulime.

“Është vërejtur keqpërdorim të biletave për skijim nga ana e përdoruesve. Vetëm gjatë një dite të fundjavës është konstatuar keqpërdorim i 60 biletave për fëmijë të cilat janë përdorë nga ana e personave të rritur për këtë shkak biletat janë marrë. Ju informojmë se çdo keqpërdorim sanksionohet dhe janë paraparë gjoba të larta”, theksohet në njoftimin e Qendrës së Skijimit.

Nga 29 janari filloi të funksionojë edhe teleferiku me gjashtë ulëse në Kodër të Diellit, ndërsa nga java e kaluar janë ulur edhe çmimet e biletave për skijim. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...