Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Skocia do tentojë sërish një referendum për pavarësi nga Britania e Madhe

Skocia është duke menduar një tjetër referendum për pavarësi nga Britania e Madhe gjashtë vite pas dështimit të të parit.

Kryeministrja skoceze Nicola Sterzon u shpreh se referendumi duhej mbajtur gjatë sesionit të parë të parlamentit lokal, i cili fillon gjatë vitit të ardhshëm.

“Referendumi duhet të mbahet për një sërë arsyesh në pjesën e parë të mandatit të ardhshëm të parlamentit,” tha udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), e cila është në favor të pavarësisë.

55 % për qind e skocezëve votuan kundër pavarësisë nga Britania gjatë referendumit të vitit 2014, ndërsa vetëm 45 % votuan pro.

Mirëpo, sipas skocezëve pandemia i ka ndryshuar gjërat. Në të gjitha sondazhet, shumica e tyre del se janë pro pavarësisë nga Britania e Madhe tani pas pandemisë.

Bëhet fjalë për 14 sondazhe, të cilat tregojnë një mesatare prej 59% të qytetarëve që janë pro pavarësisë.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...