Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Skrining për deputetët dhe punonjësit e institucionit ligjvënës

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Testohen për Kovid-19 kryetari i Kuvendit, sekretarja dhe një pjesë e administratës së ligjvënësit. Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova kanë rezultuar negativ. Për të tjerët priten rezultatet. Përbërja parlamentare aktualisht numëron tre deputetë të infektuar, Monika Zajkova nga PLD-ja dhe dy deputet të LSDM-së, Mile Taleski dhe Sllavjanka Petkrovska. Kjo ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit, aq më tepër kur tre deputetë të tjerë ndodhen jashtë vendi, dikush për çështje pritave e dikush për çështje shëndetësore.

Me 6 deputetë më pak, shumica parlamentare tashmë që nga fillimi përballet me mungesë kuorumi dhe pengesa në punë. Disa herë është hapur çështja për punën e Kuvendit nga distanca, por opozita nuk është pajtuar me një propozim të tillë, duke u thirrur në Rregulloren e Kuvendit e cila thotë se seancat plenare janë publike dhe mbahen në sallën plenare.

Në koordinime është hapur çështja që deputetët të cilët ndodhen në izolim të mund të prononcohen përmes formës elektronike, por deri tani një gjë e tillë nuk është realizuar. Në fillim të punës së Kuvendit, deputet të cilët ndodheshin në izolim votonin në kabina të veçanta dhe të ndarë nga pjesa tjetër e deputetëve.

Për shkak të protokolleve anti-kovid, Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë në sallën plenare. Seancat mbahen në sallën e madhe në të cilën janë përshtatur kushtet, ndërsa në Komisione është kufizuar vetëm pjesëmarrja e anëtarëve të trupave, me qëllim të shmangies së kontakteve dhe grumbullimeve të cilat rrezikojnë shëndetin e përgjithshëm. Është kufizuar edhe prezenca e mediave, përkatësisht ndjekja e mbledhjeve të Komisioneve dhe seancave plenare për shkak të mungesës së kushteve adekuate brenda hapësirave të Kuvendit.

Postime të ngjashme

Pendarovski dhe Zaev i hedhin poshtë akuzat e Sofjes zyrtare

T E

Qeveria miraton emrat e ri të rrugëve të Shkupit

T E

Çkatroski: Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë

Z H

Snopçe: Shumica qeveritare nuk mund të sigurojë kuorum, do të mbështesim çfarëdo lloj interpelance

Z H

Boban Iliç vetëdorëzohet, do të vuaj vetëm 3 vjet burg

R Zh

Takim i ministrit Spasovski me ambasaorin çek Mirosllav Toman

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...