Skriningu i nxënësve për praninë e Kovid-19 do të fillojë javën e ardhshme

Shkup, 13 tetor – Skriningu i nxënësve për praninë e virusit Kovid-19 do të fillojë javën e ardhshme, me vonesë prej një jave për shkak të zgjatjes së analizës për përfshirjen e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Modeli i skriningut është gati. U vonuam, duhej të fillojë këtë javë,  por më gjatë zgjatën analizat  e nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme. Duke e marrë parasysh se tani është gati metodologjia,  prej nesër do të fillojmë të kërkojmë  së bashku me MASH pëlqim me shkrim nga prindërit sipas metodologjisë. Unë besoj se deri në fund të kësaj jave dhe fillim të javës tjetër kjo do të sigurohet që gjatë javës së ardhshme  edhe praktikisht të zbatohet skriningu”, tha Filipçe në pyetjen e gazetarëve deri ku është procedura me skriningun pas fjalimit në ngjarjen për ngritje të vetëdijes për vlerën e dhurimit të organeve dhe indeve në shërimin dhe shpëtimin e jetës së njeriut.

Sqaroi se e dinë sa nxënës, në cilat klasa dhe në cilat shkolla do të përfshihen sipas numrit të shkollave në komuna dhe nxënësit në ato klasa, të shkollave fillore dhe të mesme. Besoj se kjo do të zbatohet shpejtë  sepse do të bëhet përmes ditarit elektronik si dhe për shkak të mundësive  të prindërve menjëherë të përgjigjen.

“Apeloj ta pranojnë skriningun. Nuk është asgjë e frikshme, merren strishot te fëmijët, njejtë sikur strishot për detektim të faktorëve tjerë të infeksioneve me qëllim që për një kohë të shkurtër të kemi   një pasqyrë. Tani gjendja epidemiologjike është e qetë, nuk kemi fëmijë të sëmurë, nuk kemi fëmijë të hospitalizuar. Dhjetëra nga 15 fëmijët janë në spitalin në Kozle dhe në asnjë institucion tjetër. Nuk ka të dhëna për asnjë transmision tjetër në shkolla, por e rëndësishme është ta dimë nëse  eventualisht mund të zbulojmë bartës asimptomatik të virusit te fëmijët”, tha Filipçe.

Në lidhje me rekomandimin plotësues dhe masën për hyrje në ndërtesa të hapura vetëm për personat me dy doza vaksinë, Filipçe tha se do të diskutohet  në Shtabin e ardhshëm qendror në Qeveri që duhet të mbahet të hënën tjetër sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Qëllimi i skriningut, siç deklaroi javën e kaluar Filipçe, është të vërtetohet nëse ekzistojnë bartës asimptomatik të virusit mes fëmijëve  dhe nëse ai transferohet në vetë shkollat. Me skriningun duhet të përfshihen rreth 8.200 fëmijë, të cilët do të testohen sipas përzgjedhjes së rastit, për të cilën do të kërkohet leje me shkrim  nga prindërit.  

Related posts

“Zgjidh Jetë, Voto Blertë është slogani i BDI-së për zgjedhjet lokale

Redaksia

Rreth 700 pacientë të hospitalizuar përshkak të Covid

Redaksia

Reeker: Është e dëmshme për vlerat tona të shtypet procesi i zgjerimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More