Sky Sports: PSG ka refuzuar deri në 220 milionë euro për Mbappen nga Real Madridi

Paris Saint-Germaini ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe – njofton Sky Sports.

 

Klubi mbretëror ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me yllin francez, por deri më tani nuk ka arritur ta sigurojë.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, gjatë një emisioni ka thënë se në bazë të informacioneve që ai ka,  PSG ka refuzuar ofertë mbi 220 milionë euro.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fund të afatit kalimtar, duket që transferimi nuk do të ndodh.

Los Blancos do ta transferojnë anësorin francez në sezonin e ardhshëm duke filluar negociatat që në janar.

Related posts

Zyrtare: Unitedi arrin marrëveshje me Realin për transferimin e Varane

D V

Lajm shokues para edicionit të ri në Ligën Premier: Arrestohet futbollisti i Evertonit nën akuza për pedofili

D V

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin italian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com