Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

“Slack” shitet për 27.7 miliardë dollarë

Zhurnal Ads

“Salesforce” është pajtuar që të blejë aplikacionin e mesazheve “Slack” për 27.7 miliardë dollarë, diçka që mund të jetë një nga bashkimet më të mëdha teknologjike në vitet e fundit.

Marc Benioff, shefi i gjigantit softuerik për bizneset, e ka quajtur marrëveshjen “mrekulli”.

Blerja vjen në kohën kur pandemia ka bërë që vëmendja të kthehet plotësisht në aplikacionet si “Slack”, që lehtëson punën nga shtëpia për ekipe.

“Slack”, i themeluar më 2009, mundëson biseda në grupe, ndërsa kur u listua në indekset e aksioneve u vlerësua rreth 20 miliardë dollarë.

Gjithsesi aksionet e veta përjetuan rënie pas lansimit dhe rritjes së kompanive të tjera teknologjike sivjet.

Kompania, që në fund të marsit kishte rreth 12.5 milionë përdorues, kishte telashe të rritej kundër produkteve të Microsoftit. Vetë Microsofti, katër vjet më parë, synoi të blinte “Slackun”, por marrëveshja kishte dështuar dhe gjiganti ishte kthyer kah “Microsoft Teams” – për të rivalizuar direkt “Slackun”.

Nën marrëveshjen me “Salesforce”, aksionarët e “Slackut”, pritet të marrin 26.79 dollarë në cash për aksion.

Marrëveshja pritet të finalizohet në vitin e ardhshëm.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Galaxy S20 FE do të marrë One UI 3.0 (Android 11) më shpejt sesa pritej

S.B.

Facebook lejon që punëtorët të punojnë nga shtëpitë deri në korrik të vitit 2021

admin

Zuckerberg thotë se Apple po e bllokon inovacionin me pagesat e imponuara ndaj zhvilluesve të aplikacioneve mobile me pagesë

admin

Facebook bllokon llogari të rreme nga Kina, publikonin lajme rreth zgjedhjeve presidenciale amerikane

admin

Google dhe Twitter zotohen se do të bllokojnë dezinformatat nga zgjedhjet në SHBA

admin

Zoom lançon verifikimin me dy faktorë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...