Slloveni, deaktivizohet një bombë e zbuluar nga Lufta e Dytë Botërore

nga Xh M

Një bombë 226 kilogramësh, e mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore, është deaktivizuar me sukses në qytetin Nova Gorica apo Gorica e Re që ndodhet në Slloveni, pranë kufirit me Italinë.

Bomba është zbuluar me 22 gusht në afërsi të stacionit të trenit, ku po zhvilloheshin punime.

Kryetari i Qytetit Samo Turel ka falënderuar ekspertët për kryerjen e këtij operacioni të suksesshëm e të komplikuar. “Dëshiroj t’i falënderoj kolegët tanë nga Gorica fqinje. Jemi koordinuar aq mirë saqë bashkërisht ia dolëm ta kryejmë këtë operacion të komplikuar.

Më shumë se 1000 persona janë evakuuar derisa ekspertët slloven dhe Italian po punonin për deaktivizimin e bombës.

Goricia apo Gorica e vjetër është qytezë që ndodhet në Itali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More