Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Slloveni, shpallet gjendje e jashtëzakonshme e epidemisë

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, qeveria e Sllovenisë që nga sot ka shpallur gjendje të epidemisë, e cila do të jetë në fuqi për muajin e ardhshëm për gjithë vendin.

Duke marrë parasysh se numri ditor i të infektuarve me koronavirus ditët e fundit në Slloveni ka arritur një rekord prej gati 900 rastesh dhe se numri i pacientëve pritet të rritet në periudhën e ardhshme, qeveria sllovene ka shpallur epidemi 30-ditore me mundësinë e forcimit të mëtejshëm të masave epidemiologjike.

Në Slloveni, testet kanë treguar se çdo qytetar i pestë është pozitiv për koronavirus, prandaj qeveria sllovene ka aktivizuar një situatë emergjente që nga sot, e cila do të jetë në gjendje të forcojë më tej masat shtesë në tri valë.

Nëse numri i të sëmurëve nga COVID-19 rritet në mënyrë progresive, Sllovenia në mënyrë shtesë do të vendosë ndalesë qarkullimi, gjegjësisht ndalimin e lëvizjes gjatë natës, duke ndjekur shembullin e masave aktuale të disa vendeve evropiane. Hapi tjetër mund të jetë mbyllja e qendrave tregtare, salloneve, palestrave, kafeneve dhe restoraneve dhe ndalimi i aktiviteteve dhe garave sportive.

Nëse numri i personave në spitalet sllovene mbetet i lartë, qeveria e kryeministrit Janez Jansha si mundësi të fundit do të aktivizojë “mbylljen”, konkretisht mbylljen e shkollave, kopshteve, pezullimin e transportit publik dhe pjesë të ekonomisë.

Sllovenia të premten regjistroi rekord prej 897 rastesh me koronavirus.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...