Në Celje të Sllovenisë rreth orës 12:30 minuta në stacionin e autobusëve ka ndodhur një shpërthim si pasoj e një defekti të tubacionit të gazsjellësit.
Nga policia sllovene informojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën dy persona.
Policia dhe prokurorët po hetojnë aksidentin ndërsa nga qytetarët kërkojnë që të mos i afrohen stacionit të autobusëve.
Nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës për raste të katastrofave, deklarojnë se rruga dhe zona është e mbyllur për një kohë të pacaktuar.