Sllovenia fillon të përdorë tretmanin me antitrupa për pacientët me COVID-19

Sllovenia ka filluar të përdorë antitrupat monoklonalë për disa pacientë të infektuar me COVID-19, tha të martën ministria e shëndetësisë e këtij vendi.

 

Si pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian, Sllovenia mori 1.000 doza të një ilaçi eksperimental të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron, raportojnë mediat sllovene.

Ilaçi në fjalë u jepet pacientëve me simptoma të rënda në fazat e hershme të coronavirusit, raporton sta.

Në fillim të korrikut, Sllovenia shprehu interes për të blerë 1.000 doza të një ilaçi me antitrupa monoklonalë, Sotromivab, të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK.

Ndryshe, Sllovenia deri më tani ka regjistruar 364 mijë raste gjersa kanë vdekur 4441 persona. 

Related posts

Një nxënës u plagos nga të shtënat me armë në një shkollë në Karolinë të Veriut

D V

Izraeli dhe Jordania bien dakord për shitjen e ujit

D V

Paralajmërime për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com