Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sllovenia nuk i njeh testet për Covid-19 nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në një njoftim në Facebook thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit.

“Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’iu kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të zonës Shëngen nuk pranohen”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...