Kris Smalling kishte një debutim jo të mirë në Ligën Pro Saudite. Ish-mbrojtësi i Roma-s zhbllokoi ndeshjen mes Al Feiha-s dhe Al Raed-it me autogol, pas vetëm gjashtë minutash lojë dhe më pas, në fillim të pjesës së dytë, mori dy kartonë të verdhë në hapësirën e 4′, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 55-të.
Rezultati ishte i kompromentuar (0-3) dhe ndeshja përfundoi edhe më keq: 5-0 për miqtë, falë golave të Fouzair, El Berkaoui (dopietë) dhe Al Amri.