Smalling mungon tri javë, mungon në dy ndeshje të mëdha në Serie A

Qendërmbrojtësi i Romës, Chris Smalling, do të mungojë për tri javë si pasojë e një lëndimi të kofshës dhe në këtë mënyrë nuk do të luajë kundër Juventus, Bodo/Glimt dhe Napoli.

Futbollisti anglez ka luajtur vetëm katër herë në Serie A këtë sezon, ndërsa nuk kishte luajtur në katër takimet e para si pasojë e një lëndimi në muskujt e pasmë të këmbës.

Ndeshjen e parë si startues i zhvilloi në fitoren (2-0) ndaj Empolit, mirëpo lëndoi muskulin fleksor të kofshës dhe nuk mund të luajë së paku tri javë.

PagineRomaniste bën të ditur se Giallorossët kanë konfirmuar se 31-vjeçari nuk do të jetë në skuadër për tri ndeshjet e radhës duke munguar në ato kryesoret në Serie A, ndaj Juves dhe Napolit.

Smalling e kaloi sezonin 2019/2020 si huazim te Roma dhe e bindi klubin italian që ta transferojë për 15 milionë euro në tetor të vitit 2020.

Related posts

Fury ishte më i mirë se Wilder edhe me pikë, zbulohen rezultatet e gjyqtarëve

D V

Laporta: Kemi ulur faturën e pagave, në janar mund të marrim lojtarë

D V

KH Besa arrin në Bosnje dhe Hercegovinë para ndeshjes në EHF Cup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More