Agjencia Zhurnal.mk

Smartfoni i avancuar Huawey P40 Pro me kamerë të fuqishme për imazhe të përsosura

Huawei sapo e ka lansuar modelin P40 Pro, që është një nga smartfonët më të avancuar të kësaj kohe.

Me dizajn të freskuar, kamerë Al shumë të fuqishme, si dhe bateri që zgjatë shumë, P40 Pro duket po aq mirë, sa edhe imazhet e përsosura që i realizon, transmeton Telegrafi.

Kamera me sistemin Ultra Version Leica, përfshinë këndim ultra të gjerë, këndim e gjerë, si dhe lentën për telephoto. Në të është i integruar edhe sensori CMOS, që i mundëson të realizojë imazhe me fokus në shpejtësi të lartë, në çfarëdo kohe të ditës.

P40 Pro e ka të integruar edhe SuperSensing Telephoto, që mund të bëjë rritje optike 5x, 10x hibride dhe 50x zgjerim digjital, duke mundësuar të kapen me fotografi me rezolucion të lartë dhe ngjyra sa më adekuate, se asnjëherë më parë.

Ky smartfon vjen i pajisur edhe me 40Mp, që mund të realizojë video profesionale dhe të regjistrojë video 4K në 60FSP, duke i shfrytëzuar të dyja kamerat si të prapmen ashtu edhe atë të përparme.

“Golden Snap” është një mundësi që e ofron softueri i Huawey P40 Pro, që iu mundëson të gjeni pamjen më të mirë nga një fotografi në lëvizje. Iu mundëson t’i largoni nga fotografia kalimtarët rastit, apo çfarë reflektimi të padëshiruar.

Derisa Phone Clone iu mundëson t’i kopjoni aplikacionet, numrat e kontakteve, fotografitë si dhe shumë dokumente tjera nga telefoni i vjetër.

Nëpërmjet Hyawey AppGallery mund të keni qasje, në shumë aplikacione tjera që janë në dispozicion, të shkarkoni ato direkt nga ueb-faqja, apo të shfrytëzohen shfletuesit e ndryshëm.

Më në fund, Huawey e ka sjellë një smartfon me dizajn shumë më të rrumbullakët, të inspiruar nga uji që rrjedh, derisa ky Huawey vjen në dy ngjyra të ndryshme, ndërsa në përgjithësi duket shumë mirë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...