Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Smith: Sulmi i fundit kibernetik në SHBA `më i përsosuri`

Në fund të vitit të kaluar, autoritetet amerikan njoftuan se një sulm kibernetik kishte shënjestruar institucione të rëndësishme të vendit, dhe për këtë u fajësua Rusia.

Departamenti për Siguri Kombëtare, Departamenti i Thesarit dhe ai i Tregtisë i SHBA-së ishin në mesin e të prekurve nga sulmi, raportuan atëbotë mediat, të cilat cituan zyrtarë të paidentifikuar që kishin njohuri për këtë sulm kibernetik.

Presidenti i kompanisë, Microsoft-it, Brad Smith, tha se ky ndoshta “është sulmi më i madh dhe më i përsosur kibernetik që ka ndodhur në botë ndonjëherë”.

“Ne e pyetëm veten se sa inxhinierë kanë punuar për këto sulme, pasi analizuam gjithçka që pamë në Microsoft”, tha Smith.

“Erdhëm në përfundimin se mund të kenë qenë më shumë se një mijë persona”, tha ai në programin “60 Minutes”.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm kibernetik. Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë se duhen muaj për të identifikuar të gjitha sistemet që janë prekur nga sulmi i hakerëve.

Në fund të muajit dhjetor, Microsoft tha se edhe sistemet e saj ishin sulmuar, por shtoi se siguria e shërbimeve të saj nuk ishte cenuar.

Microsoft pati thënë se sulmi është kryer nga një “aktor i përsosur shtetëror” dhe tha se kompanitë dhe bizneset e prekura ishin në disa vende të tjera, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën, Belgjikën, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden e ka quajtur sulmin kibernetik një “shqetësim të madh”.

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

D V

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

D V

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

Z H

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...