Smoothie me arra

nga D. V.

Ushqimi në gotë ose ndryshe e njohur si “smoothie” është bërë një senzacion kohëve të fundit.

Përveç se kanë përbërës të shëndetshëm dhe të freskët, smoothiet treten shumë lehtë.

Vlerat e tyre ushqyese janë aq të larta sa që nuk është e nevojshme t’i kombinoni me ushqime të tjera, por thjesht t’i konsumoni si një vakt ushqimor, për mëngjes ose darkë.

Më poshtë gjeni një kombinim me arra.

Përbërësit
1 banane
30 gram arra
1 gotë qumësht
1 lugë mjaltë.

Fillimisht e coptoni banenen e më pas e vendosni në blender. Më pas shtoni qumështin, arrat dhe mjaltën.

Përzihet derisa të jetë kombinuar plotësisht dhe të jetë bërë konsistencë e smoothieve dhe shërbëhet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More