Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Snopçe: Dimitrov duhet t’i kërkojë falje publike Shqipërisë

Shkup, 4 shkurt – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me iniciativë të opozitës ka diskutuar për interpelancën e zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov.

Mes shumë diskutimeve deputeti i opozitës shqiptare, Halil Snopçe ka prekur një çështje me mjaft interes e që ka të bëjë me çeljen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka thënë se Dimitrov duhet t’i kërkojë falje Shqipërisë për akuzat që kishte bërë politika zyrtare e Shkupit ndaj Shqipërisë, ku sipas tyre mosplotësimi i kushteve po e ngadalëson procesin e antarësimit të Maqedonisë në BE.

“Keni bërë lobim dy vite radhazi në Unionin Evropian, që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria për shkak se keni vlerësuar se Shqipëria është peng dhe po e pengon Maqedoninë në rrugën e anëtarësimit të saj në Unionin Evropian. E çka doli tani z. Dimitrov? Na doli që pala bullgare kërkon që tani Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. D.m.th. se Shqipëria i plotëson kushtet për anëtarësim në Unionin Evropian ndërsa Maqedonia nuk i plotëson. Tash i bie e kundërta. Maqedonia është peng i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Mendoj, që ju, si një diplomat me peshë, duhet që të kërkoni falje publike Tiranës zyrtare, duke kërkua falje dhe duke thënë që keni mashtruar dy vite radhazi që dështimin tuaj dhe arsyen e dështimit tuaj, fajin t’ja hidhni Shqipërisë. Ne e dimë që Maqedonia, asnjëherë nuk e pranon fajin. Një herë ia hodhëm fajin Francës, herën tjetër Shqipërisë, pastaj Bullgarisë etj. Pra, duhet të kërkojmë fajin te vetvetja jonë!”, ka thënë deputeti Snopçe nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...