Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Snopçe: Shumica qeveritare nuk mund të sigurojë kuorum, do të mbështesim çfarëdo lloj interpelance

Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Kjo qeveri është jofunksionale dhe shumica qeveritare është në krizë dhe nuk mund të sigurojë kuorum për punën e Kuvendit prandaj do të mbështesim çfarëdo interpelance, ka thënë sot deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

“Nuk është punë e opozitës të krijojë kuorum, përgjegjësia ekskluzivisht është e pushtetit. Kur ishin në rend dite ligjet e rëndësishme për shtetin dhe qytetarët të mos ishim ne nuk do të kishte kuorum. Për shkak të rastit ‘Monstra’ kemi iniciuar interpelancë për ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por nuk kemi 20 deputetë që të iniciojmë interpelancë për punën e Qeverisë. Megjithatë do ta mbështesim interpelancën nëse e ngrit VMRO-DPMNE pasi konsiderojmë se kjo qeveri është jofunksionale”, ka thënë Snopçe në konferencën për shtyp në Kuvend.

Nuk kanë kuorum, ka shtuar dhe qe një muaj nuk ka seancë parlamentare, ndërsa qindra ligje presin të kalojnë në rend dite.

“Kështu nuk shkon dhe patjetër të ketë një zgjidhje. Duhet të jenë të vetëdijshëm nëse duhet të ketë qeveri teknike ose ndonjë zgjidhje tjetër që është në interes të vendit. Realiteti është ky që është”, ka thënë Snopçe.

Shumica qeveritare ka thënë ai nuk ka kapacitet të mbajë seancë.

“Nëse një muaj nuk ka pasur seancë, nëse komisionet janë të stërngarkuara me qindra ligje tregohet se nuk kanë kapacitet dhe se nuk janë në gjendje të krijojnë kuorum për punë që të mbledhin 61 deputetë. Sot janë vetëm vazhdimet e seancave për ligje që në ndërkohë kanë kaluar nëpër komisione dhe nuk ju duhet kuorum për punë”, ka thënë Snopçe.

Ai ka shtuar se pushteti siguron kuorum për punë në Kuvend vetëm kur sillen ligje që ju përgjigjen.

“Kur duhet të zgjedhin njerëz në pozicione kyçe në shtet që të mbrohen vetvetiu, nuk kanë problem me kuorumin, ndërsa kur janë në pyetje ligje të rëndësishme për shtetin nuk janë në gjendje të sigurojnë kuorum”, ka thënë ai dhe ka shtuar se herën e fundit kuorum pushteti ka siguruar kur e kanë zgjedhur Avokatin e popullit, Naser Ziberi siç ka thënë, kandidatin e tyre për kryeministër.

Ai ka ftuar qytetarët e diasporës ta shfrytëzojnë mundësinë për regjistrim onlajn

Postime të ngjashme

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

Zaev e Spasovski u’a urojnë muajin e Ramazanit besimtarëve musliman

Z H

Qeveria do ta mbajë seancën e 65-të

Z H

28 shkelje të orës policore, 431 gjoba për mosmbajtje të maskës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...