Agjencia Zhurnal.mk

Snowden: Botimi i librin tim në gjuhën kineze është censuruar

Denoncuesi amerikan, Edward Snowden, të martën tha se botimi i librit të tij të ri në gjuhën kineze është censuruar.

“Edicioni kinez i librit tim të ri, #PermanentRecord, sapo është censuruar”, tha Snowden në Twitter.

“Kjo është shkelje e marrëveshjes së botimit, kështu që unë do t’i rezistoj kësaj ashtu siç di më së miri: është koha për t’i fryrë bilbilit”, shtoi ai.

Libri i tij i ri “Permanent Record” u botua nga “Macmillan Publishers” muajin e kaluar. “Dhe para se dikush të pyesë, unë do të realizoj saktësisht zero dollarë nga botimi kinez i librit (për shkak të padisë së qeverisë amerikane), kjo është mirë: Unë nuk e shkrova këtë libër për para”, sqaroi ai.

Snowden kërkoi ndihmë nga lexuesit në rivendosjen e fragmenteve të hequra.“Nëse mund të lexoni kinezishten e thjeshtuar dhe një gjuhë tjetër, Permanent Record është përkthyer brenda saj (ose të njihni dikë që e di), etiketoni në këtë çështje dhe shikoni nëse mund të ndihmojnë në rivendosjen e pasazheve që mungojnë në botimin kinez”, tha ai.

Snowden, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruan një program mbikëqyrjeje afatgjatë nga qeveria amerikane, mori azil në Rusi në vitin 2013 pasi u akuzua për spiunazh.Leja e tij e qëndrimit në Rusi u zgjat deri në vitin 2020.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...