Agjencia Zhurnal.mk

Socialistët rrëzojnë dekretin e Metës për paketën antishpifje

Tiranë, 22 janar – Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese ka rrëzuar këtë të mërkurë dekretin e Presidentit Meta mbi ligjin për median elektronike, pjesë e paketës së shumëdebatuar ‘antishpifje’ të qeverisë.

Presidenca u përfaqësua nga këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishi, i cili deklaroi se ligji bie në kundërshtim me kushtetutën dhe se duhej të pësonte ndryshime.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.” -tha Dervishi duke iu referuar deklaratës së djeshme të bërë nga zëdhënësja e KE-së.

Relatori socialist, deputeti i PS-së Arben Pëllumbi, u shpreh se kthimi i paketës antishpifje nga ana e Presidentit nuk qëndronte. Sipas tij argumentet e përcjella për mosdekretimin e ligjit nuk janë të qenësishme.

“Argumentet e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit”, tha Pëllumbi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...