Sofje, 26 nëntor – Sofja e çmon reagimin e shpejtë të Shkupit kundër provokimeve. Ky pozicion është shprehur, pasi sot në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme në bisedë ishte ftuar ushtruesi i punëve ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari, informon BGNES.
Në takimin në MPJ-në bullgare, pala bullgare ka theksuar se i çmon reagimet e shpejta të autoriteteve në Shkup në lidhje me rastin e djegies së flamurit bullgar dhe shfaqjes së gjuhës së urrejtjes në mediat sociale kundër anëtarëve të Qeverisë bullgare.
Zhurnal Ads
Zhurnal Ads