Maqedoni TOP LAJM

Sofja zyrtare: Maqedonia nuk është e gatshme për në klasë të parë, duhet përgatitje parashkollore

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Paralajmërim i ri vjen nga Sofja zyrtare. Zv.kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov në një deklaratë për TV Evropa, ka thënë se tani nuk është koha për konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, informon Zhurnal.

Ata thonë se Maqedonia e Veriut duhet të respektojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, përndryshe do të duhet të kundërshtojnë caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Bullgaria nuk ka çfarë të ndryshojë në politikën e saj. Në tetor vitin e kaluar Bullgaria shumë qartë tha se nëse nuk respektohet marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 2 gushti 2017, do të kundërshtojmë caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, ka deklaruar Karakaçanov.

Krasimir Karakaçanov

Siç shtojnë mediat bullgare, ai ka thënë se ish ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tre vjet asgjë nuk ka bërë për përmirësimin e marrdhënieve bilaterale.

“Bullgaria duhet të kundërshtojë konferencën ndërqeveritare, nëse mbështetet mbi interesat nacionale dhe evropiane. Para disa ditëve, Dragi Gjorgiev nga Komisioni për çështje historike ishte shumë i ashpër. Këto njerëz nuk kanë qëllim të kenë dialog të sinqertë me Bullgarinë. Ata mendojnë se mund të fshehin gjërat. Ata mendojnë se dikush në Bruksel apo në gjithë botën do të bëjë presion mbi Bullgarinë dhe ne do të gjunëzohemi. Si duket, ata nuk e kuptojnë çfarë është BE-ja dhe si punon. Kishin tre vite të edukoheshin”, ka deklaruar Karakaçanov, informon Zhurnal.

Sipas Karakaçanov, ky qëndrim i Bullgarisë ka qenë rezultat i mos respektimit të marrëveshjes së përbashkët.

“Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të thotë se nuk është koha për konferencën e parë ndërqeveritare. Kur dikush nuk është i gatshëm për klasë të parë, atëherë duhet përgatitje parashkollore. Për momentin flas në emër të qeverisë”, ka potencuar Karakaçanov duke u shprehur se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Parlamentit bullgar.

Ata shprehen se nuk duan të ketë kritere tjera për Maqeodninë por se duhet që të zgjidhen problemet që vetëm se ekzistojnë.

“Ekziston një kriter i qartë që nga fillimi i ekzistimit të BE-së: Çdo vend kandidat për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë zgjidhur të gjitha problemet me fqinjët para se të fillojë negociatat, dhe këtu nuk ka asgjë të re”, thotë Karakaçanov.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qeveria sërish nuk shqyrton raportin mbi parregullsitë në Çarshi

XH,I

Zhelinë, nxënësit bojkotojnë mësimin shkaku i shkollës së vjetër

Z H

Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...