Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sofja zyrtare nuk komenton nëse Zaharieva ka kërkuar marrëveshje të re me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 15 tetor – Zhurnal.mk – Ministria për punë të jashtme e Bullgarisë, nuk konfirmon asgjë por edhe nuk demanton se shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, nga kolegu i saj nga Maqedonia Bujar Osmani, ka kërkuar që Maqedonia e veriut dhe Bullgaria të nënshkruajnë një marrëveshje të re, të ngjashme si ajo e Prespës me Greqinë, duke ndryshuar kështu Kushtetutën e vendit tonë, informon Zhurnal.

Ivan Dimov, këshilltar në kabinetin e Zaharievës, për Alfa TV thotë se nuk do të komentojnë deklaratat e Mickoskit për takimin mes Osmanit dhe Zaharievës në Sofje.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski më parë i bëri thirrje Osmanit të jep sqarim se çfarë kërkese i është bërë atij në takimin që pati në Sofje.

Qëndrimet e Sofjes zyrtare në memorandum sipas Mickoskit, janë premtime të Zaevit që i ka dhënë Bullgarisë që në zgjedhjet e vitit 2016.

Nga ana tjetër Osmani mohoi çfarë do kërkese apo marrëveshje mes dy vendeve dhe tha se takimi ishte i shkëlqyer dhe duke shënuar progres në bisedime.

Kryeministri Zaev ndërkohë, nuk ka përgjigje konkrete nëse ekziston ndonjë kërkesë nga Sofja zyrtare për ndryshime kushtetuese. Sipas tij, ka gjasa që Maqedonia të mos mer datë për negociata dhe të mos mbahet në dhjetor seanca e përbashkët qeveritare me BE-në përshkak kërkesave të papranueshme të Bullgarisë ndaj Maqedonisë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...