Sport

Solskjaer: Humbjet janë si një “grusht në stomak”

Zhurnal Ads

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer pranon se dy humbje radhazi janë sikurse një “grusht në stomak”.

Unitedi mori një humbje në shtëpi nga Arsenalit me rezultat minimal 1-0, ndërsa humbi 2-1 nga Istanbul Basaksehir në Ligën e Kampionëve dje (e mërkurë).

Demba Ba dhe Edin Visca shënuan golat pas pjesës së parë katastrofike të mbrojtjes nga United, ndërsa me humbjen ka mbetur i dëshpëruar edhe Solskjaer.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin”, ka thënë fillimisht Solskjaer pas humbjes.

“Ne zgjodhëm një ekip për të fituar ndeshjen dhe shpresuam se kishim mjaftueshëm për të krijuar raste dhe nuk i bëmë. Emocioni nuk ka rëndësi pasi të humbni”.

“Dy rezultatet e fundit kanë qenë një grusht në stomakun tonë dhe mënyra e vetme që unë di, dhe shpresoj që edhe lojtarët, mënyra e vetme për t’u përgjigjur është që të veprojmë së bashku kundër Evertonit”.

“Kjo do të jetë e vështirë, por unë jam i lumtur që kemi një lojë të shtunën. Shikoni numrin e ndryshimeve, ne jemi trajnuar dhe përgatitur mirë”.

“Patëm një ndeshje të dielën, pastaj sonte (e mërkurë) dhe tani të shtunën, kështu që vendosëm të bëjmë disa ndryshime. Asgjë e ndryshme nga ajo që kemi bërë normalisht. Taktikisht, ne thjesht nuk kemi performuar”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Postime të ngjashme

Starton sot edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Shqipëri

S.B.

Havertz, Partey, Sane: Top 20 transferimet më të mira të kësaj vere

admin

Japonia e suspendon 4 herë kampionin e botës, sepse e tradhtoi gruan

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...