Agjencia Zhurnal.mk

Solskjaer: Me këtë lojë, Matic po e fiton një kontratë të re

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se mesfushori Nemanja Matic është duke e shfaqur formën e tij më të mirë dhe kjo bën që ai të jetë në rrugë të mirë për ta fituar një kontratë të re në Old Trafford.

31-vjeçari Nemanja Matic ka kontratë me Manchester Unitedin të vlefshme deri në vitin 2021, pasi që klubi anglez e aktivizoi klauzolën për t’ia zgjatur atij kontratën edhe për një vit shtesë.

Megjithatë, tani që kanë mbetur vetëm edhe rreth 12 muaj deri në fund të kësaj kontrate, Manchester Unitedi dhe Matici do të duhet të ulen në tavolinë për të vendosur për të ardhmen e futbollistit.

Matic ka qenë pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2017 dhe i ka bërë 111 paraqitje për Djajtë e Kuq, që nga transferimi prej Chelseat, kur i kishte fituar dy tituj të Premierligës.

Përkundër që atij s’i është besuar gjithnjë një vend në formacion të parë në Old Trafford, ai e ka dëshmuar vetën sërish në ndeshjet e fundit me Solskjaerin si trajner, veçanërisht në fitoren me rezultat 3:0, kur shkëlqeu në mesfushë përkrah Bruno Fernandesit dhe Paul Pogbas.

“Nemanja është në formën e tij më të mirë. Ai e kishte një parasezon të mirë për herë të parë në shumë vite dhe sot ai e diktonte ndeshjen dhe përvoja e tij ishte kyçe për ne”, ka thënë Solskjaer.

“Jam shumë, shumë i lumtur që po e shohim më të mirën nga ai dhe ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, por kjo natyrisht varet nga paraqitjet e tij dhe nga dëshira e tij për të qëndruar. Por, për momentin është në formë të mrekullueshme”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!