Agjencia Zhurnal.mk

Solskjaer planifikon të shpenzojë të gjithë buxhetin e ofruar për transferime të verës

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është i gatshëm të shpenzojë të gjitha 140 milionë funtet e dhëna nga drejtuesit për afatin e verës.

Sipas mediumit The Sun, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, Solskjaer e di se ka një shans më të mirë për të marrë lojtarët më të mirë për ta ndihmuar ekipin drejt sukseseve.

Unitedi ka mohuar raportet në Gjermani se ata kanë bërë përpjekje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho për 89 milionë funte.

Por, Solskjaer ende e dëshiron Sanchon, por ka edhe dy kërkesa tjera, një mesfushor dhe një mbrojtës të krahut, me Ben Chilwell të Leicester Cityn në radar.

Ai ka 140 milionë funte apo 155 milionë euro për të financuar misionin e tij të shpenzimeve.

“Klubi e di atë që unë mendoj se ne kemi nevojë dhe do të përpiqemi ta ndjekim atë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Liga e Kampionëve do të thotë se duhet të kemi ekipe kundërshtare më të mira vitin e ardhshëm, lojëra më të mëdha, dhe ne duhet ta rritim atë sepse çdo javë në Ligën e Kampionëve ju duhet të luani me ekipin tuaj më të mirë”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!