Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Solskjaer thotë se Manchester Unitedi u eliminua nga Liga e Kampionëve në mungesë të fatit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pretendon se Manchester Unitedit i mungoi fati në humbjen kundër RB Leipzig, e cila e vulosi eliminimin e djajve të kuq nga Liga e Kampionëve.

Unitedi u mposht 3:2 nga klubi gjerman dhe sezonin do ta vazhdojë në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjes, Solskjaer i lavdëroi bashkëlojtarët e vet, por e pranoi se nuk luajtën mjaftueshëm mirë të martën.

“Skuadra është e mirë, lojtarët janë ekip dhe janë të bashkuar”, tha Solskjaer.

“Ata treguan shpirt të madh luftarak për ta përmbysur rezultatin por e nisëm tepër vonë. Nuk duhet t’ia falnim kundërshtarit një epërsi prej 3:0”, shtoi ai.

“Mendoj se ne ishim të pafat kah fundi i ndeshjes. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë.”

Postime të ngjashme

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...