Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

SONDAZH: Për francezët zgjerimi i BE-së me Ballkanin është i parëndësishëm

Shkup, 10 shkurt  – Shumica e francezëve janë kundër zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk e konsiderojnë të rëndësishme këtë çështje, por, sipas tyre, integrimi i vendeve të rajonit do t’i sillte avantazh gjeopolitik Unionit, tregojnë rezultatet nga studimi i Institutit për politika evropiane pranë Fondacionit “Shoqëri e hapur” të zbatuar në Francë.  Sondazhi tregon edhe se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk do të kishte ndikim të rëndësishëm në politikën e brendshme franceze dhe procesin zgjedhor në Francë, kështu që sipas autorëve të sondazhit qëndrimet e francezëve për këtë proces më shumë i pasqyron pikëpamjet e përgjithshme për BE, sesa mendimet konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor, informon Zhurnal.mk 

Sipas rezultateve të sondazhit, 33 për qind e të anketuarve francezë kanë qëndrim “mjaft negativ” ndaj aderimit  të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në BE, 26 për qind kanë qëndrim “shumë negativ”, 19 për qind janë me “shumë pozitiv”, dhe vetëm tre për qind me qëndrim “shumë pozitiv” ndaj këtij procesi. Gjithsej 19 për qind e të anketuarve nuk kanë mendim për këtë çështje. Lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, 49 për qind e të anketuarve kanë qëndrim “mesatarisht” ose “shumë negativ”, 25 për qind kanë qëndrim “mesatarisht” ose “shumë pozitiv”, dhe 26 për qind nuk ​​kanë mendim. 

Përkundër qëndrimit përgjithësisht negativ ndaj zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, rreth 33 për qind e të anketuarve besojnë se ky proces “nuk do të ndikojë shumë në jetën e tyre”, nga 20 për qind mendojnë se “nuk do të ndikojë aspak” ose “do të ketë pak efekt në jetën e tyre”, dhe vetëm 8 për qind mendojnë se” kjo do të ndikonte shumë në jetën e tyre”. Edhe për këtë çështje 19 për qind e të anketuarve nuk kanë opinion. Të anketuarit, megjithatë, pranojnë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të sillte përfitime gjeopolitike për bllokun. Sipas shumicës së të anketuarve, nga një perspektivë gjeopolitike, anëtarësimi në BE mund të mbrojë rajonin nga “ndikimi i keq nga Rusia, Kina dhe madje edhe nga SHBA-ja”, ndërsa disa prej tyre besojnë se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union do të të jetë një lloj “korrigjimi i një gabimi gjeografik”. 

Ata të anketuar që e mbështesin pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE besojnë se Unioni mund të përmbushë sfidat e paraqitura nga zgjerimi në rajon, veçanërisht sfidat ekonomike, ndërsa ata që e kundërshtojnë procesin janë më pak optimistë. “Rezultatet konfirmojnë përfundimin se pikëpamjet mbi zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor pasqyrojnë pikëpamjet që njerëzit i kanë për Unionin”, konkludohet në studim. Sipas autorëve të studimit, duke pasur parasysh rëndësinë e ulët të kësaj çështje në mesin e elektoratit francez, ka pak gjasa që vazhdimi i procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi do të kishte ndikim të rëndësishëm në politikën e brendshme në Francë dhe në veçanti në procesin zgjedhor. Në sondazh janë përfshrëu 4.017 të anketuar, të cilët është dashur të përgjigjen në 30 pyetje në lidhje me temën. Sondazhi u krye në periudhën nga 9 deri më 25 mars të vitit 2020, ndërsa në mënyrë plotësuese më 23 dhe 24 shtator 2020 u mbajtën intervista me 28 pjesëmarrës të përfshirë me fokus-grupe. (Zhurnal.mk) 

Postime të ngjashme

Dezinfektohet dhe pastrohet tërësisht parkingu te Sh.F. Liria

Z H

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...