Sondazhi i CGTN-it: Konsensusi i Balit, kyç për marrëdhëniet Kinë-ShBA

nga V.E.

Deri në 86 për qind e pjesëmarrësve në një sondazh global në internet të kryer nga CGTN-i besojnë se çelësi për ruajtjen e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA është marrja e masave praktike për të zbatuar konsensusin e arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve në takimin e tyre në Bali në nëntor 2022, 4.1 pikë përqindjeje më shumë se gjatë një sondazhi të kryer katër muaj më parë. 

Nëntëdhjetë e një për qind e atyre që u përgjigjën, besojnë se zhvillimi i shëndetshëm i marrëdhënieve Kinë-ShBA duhet të bazohet në respektin e ndërsjelltë dhe trajtimin e barabartë, duke u rritur me 2.1 për qind krahasuar me katër muaj më parë. 

Ndërkohë, 92 % besojnë se marrëdhëniet Kinë-ShBA nuk janë një “lojë ku fituesi merr gjithçka” dhe çdo përpjekje për ta ndryshuar dhe penguar palën tjetër është jorealiste, 8.3 pikë përqindjeje më shumë gjatë katër muajve të fundit.

83.2 për qind mendojnë që Kina dhe ShBA duhet të kuptojnë objektivisht qëllimet strategjike të njëra-tjetrës, t’i trajtojnë efektivisht faktorët konkurrues në marrëdhëniet e tyre dypalëshe dhe të zbulojnë gjërat e përbashkëta. Shtatëdhjetë e shtatë për qind e pjesëmarrësve kërkojnë prej të dy vendeve të mbajnë komunikimin e plotë, të parandalojnë keqkuptimet e llogaritjet e gabuara dhe të nxitin kthimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëme sa më parë të jetë e mundur. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Rreth 73.5 për qind e pjesëmarrësve globalë thonë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si energjetika, siguria ushqimore e ndryshimi klimatik për të përmirësuar qeverisjen globale. 

Sondazhi u publikua në platformat  e CGTN-it në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse. CGTN publikoi sondazhe globale në internet në shkurt, korrik dhe nëntor të këtij viti mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA, ku gjithsej mbi 70 000 përdorues interneti në mbarë botën morën pjesë dhe shprehën pikëpamjet e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More