Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Sondazhi i gazetës The Guardian: Joe Biden shënon epërsi rekorde ndaj Trumpit

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike dhe ish-nënpresidenti i këtij vendi, Joe Biden, ka regjistruar epërsi rekorde prej 17 për qind ndaj presidentit të tanishëm dhe rivalit në zgjedhjet e 3 nëntorit, Donald Trump, në një sondazh të organizuar nga gazeta “The Guardian” dhe organizata “Opinium Research”.

Sipas kësaj ankete, 57 për qind e pjesëmarrësve thanë se do të votojnë për Bidenin, ndërsa vetëm 40 për qind thanë se do të votojnë për kreun e tanishëm të Shtëpisë së Bardhë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kjo epërsi është edhe më e lartë se dallimi prej 16 për qind në përkrahje që u regjistrua më herët këtë muaj nga televizioni “CNN”.

Kur kanë mbetur vetëm tri javë nga zgjedhjet dhe miliona amerikanë tashmë kanë votuar, disa republikanë po frikësohen se do të pësojnë humbje në garat për presidencë, Senat dhe Dhomë të Përfaqësuesve. Ed Rollins, këshilltar në një komision që e përkrah Trumpin, tha: “Mjedisi politik i presidentit është i tmerrshëm. Është një betejë në të përpjetë”.

Të gjeturat e kësaj ankete tregojnë se vdekja e gjykatëses së Gjykatës Supreme, Ruth Bader Ginsburg, performanca e dobët e Trumpit në debatin e parë presidencial dhe përhapja e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë ndikuan që përkrahja për Demokratët të rritet.

Që nga shtatori, Joe Biden ka fituar 5 për qind më shumë përkrahje nga votuesit e pavendosur. Demokratët siguruan mbështetje më të madhe edhe në mesin e përkrahësve të tanishëm pasi 82 për qind e tyre thanë se do të votojnë, ndërsa kjo shifër në shtator ishte 75 për qind.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...