Sondazhi i Rejting: Shilegov me 8.7% përparësi ndaj Arsovskës në raundin e parë

Shkup, 11 tetor –  Hulumtimi i fundit i Agjencisë “Rejting” tregon se në Shkup kryetari aktual dhe kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, Petre Shilegov ka përparësi prej 8.7% ndaj kundërshtares kryesore të mbështetur nga VMRO-DPMNE, partitë e tyre të koalicionit, Danela Arsovska.

Në vendin e tretë është kandidati i së Majtës, Petar Georgievski Kamikaza me 6.7%, i ndjekur nga Ana Petrovska me 4.5%, pastaj Beni Shaqiri me 2.3% dhe Aleksandar Tortevski me 1.2%.

Të gjithë kandidatët e tjerë vashkë kanë më pak se një për qind individualisht ose një total prej 2%.

Hulumtimi është realizuar përmes një interviste ballë për ballë, në një mostër përfaqësuese prej 1200 të anketuarve në periudhën nga 2 deri më 9 tetor. Gabimi statistikor është +/- 2.9% brenda mostrës së përgjithshme.

Rezultatet paraqiten vetëm nga votues të caktuar.

Related posts

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë vaksinë, të dyja dozat gati 260 mijë

Z H

Universiteti i Tetovës organizator i Turneut Ndërkombëtar të Volejbollit në Rërë

R Zh

Kompani nga Maqedonia, me asnjë të punësuar, kanë qarkulluar mbi 150 milionë euro në vitin 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More