Agjencia Zhurnal.mk

Sonte do të kryhet dezinsektim hapsinor nga toka ne territorin e Komunës së Tetovës

Tetovë, 15 qershor – Sot Komunа e Tetovës do t’a realizojë dezinsektimin e parë nga toka për vitin 2019, në territorin e qytetit të Tetovës me qëllim zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë, kumton Komuna.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 24:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së diel, vetëm në kushte të mira atmosferike, kurse në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

“Për çdo ndryshim komuna e Tetovës dë të informojë me kohë qytetarët. Për dezinsektim do të përdorët Aurodil i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesti për përdorim edhe atë 50 ml / 5 l.” njofton Komuna.

Komuna bën apel deri te kultivuesit e bletëve, që në kohën pëderisa zgjat dezinsektimi të marrin masat e duhura për mbrojtjen e tyre duke mbajtur bletët e mbyllura në koshere.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...