Maqedoni

Sonte në mesnatë përfundon afati për aplikim për subvencione për klima inverterë

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit i informon të gjithë qytetarët se thirrja publike për ndarje të subvencioneve për klima inverter përfundon sonte në mesnatë, njofton Zhurnal.

Gjatë ditëve në vijim qyteti i Shkupit do të përpunojë kërkesat e arritura për subvencione dhe nëse konfirmohet se nuk janë harxhuar mjetet e parapara për këtë qëllim, ekziston mundësi që thirrja të vazhdohet, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.

Nga hapja e thirrjes publike për subvencione për klima inverterë, deri tani janë dorëzuar 4060 kërkesa.

Thirrja publike për ndarje të subvencione përfshinë të gjithë qytetarët të cilët kanë blerë inverter nga data 1 janar 2020 e deri sot. Qytetarët mund të aplikojnë online. Ajo që habitë është se kur ishte hapur thirrja, afati për aplikim ishte deri më 30 nëntor 2020, dhe thirrja ishte për 5000 familje. Tani që ende nuk është mbushur numri e as nuk ka përfunduar afati, qyteti i Shkupit ka vendosur që sonte të mbyllë subvencionimin.

Sipas kushteve të thirrjes, qytetarëve do u rimbursohen të gjitha mjetet që kanë blerë klimën inverter, por jo më tepër se 62.000 denarë.

Të gjitha informatat për shpalljen dhe formularet për paraqitje online mund t’i gjeni në linkun më poshtë:

https://www.surveymonkey.com/survey-taken/?sm=CIgAM3oS8E_2BJFihN4E0kMOUgVQ_2BbOrPFi3ZaEEyuZnBai5Q2fUZDeSFigtX8d8g79jonN9PtMALtJd8cJ8yiGzb38He8p3NwXdVdzYrtJOQ_3D

Postime të ngjashme

Opozita shqiptare reagon ndaj zvarritjes së procesit për hapjen e kufijve pa kushte

XH,I

Bekteshi-Tiganj: Ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

XH,I

Trajanov: Teza e plasuara nga Bullgaria janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe armiqësore për vendin tonë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...