Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Sopranoja kosovare shkëlqen në operën franceze “L’Africaine”, vlerësohet lart edhe nga presidenti bullgar

Sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, po vazhdon të korrë suksese në skenat e mëdha ndërkombëtare. Në sallën e stërmbushur të Pallatit Kombëtar të Kulturës , në Sofje të Bullgarisë, Llugiqi të martën interpretoi rolin e Ines në premierën e grand operas së njohur franceze në pesë akte, “L’Africaine”, me kompozitor Giacomo Meyerbeer.

“Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe për mua si artiste të interpretoj një rol kaq të rëndësishëm siç është Ines, më kërkesa të mëdha teknike e interpretuese. Një shfaqje mbresëlënëse, me pritje fantastike nga publiku, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Bullgarisë”, deklaroi për mediat kosovare sopranoja Besa Llugiqi.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e vlerësoi lart interpretimin e Llugiqit për mediat e pranishme pas shfaqjes.

Për herë të parë në Ballkan grand opera “L’Africaine” është shfaqur në Stara Zagora të Bullgarisë, në nëntor 2019, një realizim i jashtëzakonshëm që erdhi si rezultat i bashkëpunimit me “Deutsch Oper Berlin”, me regjisoren bullgaro-gjermane me famë botërore, Vera Nemirova.

Sopranoja Besa Llugiqi shfaqjen e radhës do ta ketë në Gdansk të Polonisë, me 9 nëntor të këtij viti, ku do të interpretojë rolin kryesor në operan e njohur franceze në tre akte dhe shtatë tablo, “Thaïs”, me kompozitor Jules Massenet.

Postime të ngjashme

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

S.B.

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

“Golden Globes” Fituesit do t’i presin trofetë nga shtëpitë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...