Agjencia Zhurnal.mk

Soreca: Lini mënjanë konfliktet dhe ngrini një Gjykatë Kushtetuese të besueshme

Tiranë, 18 nëntor – Hapja e shkollës së integrimit europian, ka qenë një rast i mirë që Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ti bëjë thirrje politikës dhe institucioneve shtetërore të lenë menjanë konfliktet dhe të ngrenë një Gjykatë Kushtetuse të besueshme.

“Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik. Është për të mirën e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve në Shqipëri të lënë mënjanë konfliktet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm”.

Edhe më tej shefi i diplomacisë europiane në Tiranë kujtoi se Reforma Zgjedhore është një tjetër aspekt i rëndësishëm. “BE kërkon rezultate konkrete në këtë drejtim. Sa më shpejt të jetë e mundur të përmbyllet paketa e reformës zgjedhore, BE do të investohet me kapacitetet më të larta teknike” tha zoti Soreca.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...