Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Integrim Evropian dhe Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, janë këto katër komisione që do të mblidhen sot.
Komisioni për të Drejtat, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur e Peticioni do të nisë mblidhet në ora 11:00. Me komisionin do të kenë takim përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres”, dhe përfaqësuesin e OJQ-së “Ngritja e Zërit”.
Ndërsa në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të jetë edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Benik Osmani. Në këtë komision që do të mblidhet në ora 11:00 do të jetë shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.