Sot 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Shkup, 8 tetor – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.791 testime për coroanvirus, ndërsa 386 raste kanë rezultuar pozitiv.

 

Prej rasteve të reja, në Shkup janë 205, Kumanovë – 25, Manastir – 18, Veles dhe Shtip – 16, Kriva Pallankë – 15, Strumica – 11, Ohër – 10, Tetovë dhe Prilep – nga 9, Shën Nikolla – 8, Kërçovë, Koçan dhe Gjevgjeli – nga 6, Valandova – 5, Kavadar dhe Radovish – nga 4, Probishtipi dhe Kratova – nga 3, Vinica dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Gostivari, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 pacientë të tjerë, të cilët kanë vdekur nga data 20.09.2021 deri 03.10.2021.

Kurse Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 529 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 194.231, prej të cilëve 176.807 janë shëruar, ndërsa 6.799 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 tetor) është 10.625.

Related posts

Pendarovski në Stokholm në takime me përfaqësues të SIDA-s, Fondacionit Nobel dhe tink-tenk organizatave

D V

BFI me njoftim / Ja kur dhe si do falet Kurban Bajrami

R Zh

Pendarovski: Është mirë që BE sërish përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More