Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Miqësorja e konsideruar si historike, në mes përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e cila ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s, ndodhi më 5 mars 2014, dhe përfundoi me rezultat 0:0.

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të kombëtares së Kosovës në futboll. Përpjekjet e futbollistëve që përfaqësonin Kosovën vazhduan deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, por goli nuk erdhi.

Mbi 17 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike, ndërkohë që aty nuk munguan edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.

Postime të ngjashme

Martohen dy gjyqtarët e famshëm, Howard Webb dhe Bibiana Steinhaus

Z H

Edhe pse pa faj, Ibrahimoviç shpëton vetëm me 1 ndeshje mos lojë

Z H

Ramos rezulton pozitiv ndaj Covid

Z H

NBA/ Curry parakalon legjendën Chamberlain, bien Lakers

Z H

Man Utd dhe Juventus konsiderojnë shkëmbimin Pogba – Ronaldo

Z H

Mbrojtësi i Bajernit beson në përmbysje të rezultatit në Paris

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...