Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Në Gjykatën Civile Shkup sot duhet të publikohet aktgjykimi për padinë për shpifje të prokurores Villma Ruskoska kundër partisë VMRO-DPMNE, për spotet zgjedhore të partisë “Përralla kriminale” dhe “Shtabi i gënjeshtrave”, transmeton Zhurnal.
Avokatët e palëve, pas seancës së kaluar, dolën me qëndrime të ndryshme lidhur me atë nëse spotet zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, ishin rrënim të imazhit të prokurores Ruskoska ose ajo bie në kategorinë e lirisë së shprehjes.
Shefja e prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, Villma Ruskoska paralajmëroi se nëse e fiton këtë proces gjyqësor. paratë nga padia për shpifje kundër VMRO-DPMNE-së do ti donon në SOS fshatin e fëmijëve.