Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot arrin në Maqedoni ilaçi i ri kundër COVID-19

Shkup, 4 janaar, Zhurnal.mk – Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, arrin sot në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar këtu. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.

Postime të ngjashme

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

B L

Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Z H

Aktakuzë kundër 6 personave për teste të falsifikuara PCR

Z H

Pendarovski mbështetë planin për luftë kundër korrupsionit

Z H

Ish pjesëtarët e akuzuar të njësisë “Alfa” dëshmuan në rastin “Tortura”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...