Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë, do të zhvillohet sot.
Sulmuesi Edinson Cavani do t’i mungojë skuadrës së United edhe për këtë ndeshje, ndërsa mungesë tjetër do të jetë edhe ajo e Phil Jones.
Në anën tjetër, City ka pasur një shpërthim me Covid-19 në klubin e tyre, mirëpo Kyle Walker dhe Gabriel Jesus kanë kaluar tanimë periudhën e izolimit dhe mund të kthehen. Ferran Torres, Ederson dhe Eric Garcia megjithatë kanë mbetur jashtë skuadrës për këtë ndeshje.
Lajmi më i mirë për Citizens është rikthimi i sulmuesit kryesor të tyre, Sergio Aguero.