Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot dhe nesër mbërrijnë 140 mijë vaksina anti-Kovid

Shjup, 14 maj – Zhurnal – Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneca” të siguruara përmes mekanizmit Kovax pritet të mbërrijnë në vend sot ndërkohë që për nesër janë paralajmëruar 100 mijë vaksina kineze “Sinofarm” që janë një donacion nga ushtria kineze.

Nga kontingjenti i ri me “Astra Zeneka”, 24 mijë vaksina do të shërbejnë për rivaksinim, ndërsa me pjesën tjetër do të vaksinohen qztetarët të moshës mbi 70 vjçare që kanë aplikuar për vaksinim. Prioriteti, siç deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, do t’u jepet të moshuarbve ndërkohë që  të rinjtë do të duhet të presin për vaksinimin.

Sipas tij, imunizimi i popullatës po shkon mjaft mirë dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë, nga të cilët 30 mijë tashmë janë rivaksinuar.

Lidhur me reagimet nga qytetarët të cilët kanë aplikuar për vaksinim në fillim, por ende nuk janë thirrur, Filipçe sqaroi se në disa komuna u thirrën qytetarë më të rinj sepse ishte shterur lista për vaksinimin e qytetarëve të moshuar.

“Këtu ndodhë ajo mospërputhje. Megjithatë në fillim të kësaj jave kemi vendosur që kufiri të jetë mosha 40 vjeçare për çka ata nën këtë moshë do të presin pak më shumë” tha Filipçe.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...