Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Tema e caktuar për vitin 2021 është “E ardhmja e muzeve: Rijetësimi dhe Riimagjinimi” duke propozuar te muzetë, profesionistët muzeor dhe komuniteti që të krijojnë, imagjinojnë dhe të ndajnë përvoja të reja të (bashkë-) krijimit të vlerave, modele të reja të punës për institucionet kulturore dhe zgjidhje inovative për sfidat e tashme sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Me qëllim të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë organizuar një agjendë me aktivitete të ndryshme.

Sot, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 do të ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj.

Nesër gjithashtu në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 do të promovohet ekspozita e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti. /KosovaPress/

Postime të ngjashme

Ndërron jetë aktori i njohur amerikan

Dafina Vidishiqi

Koncert “Oboe dhe Kitarë” sonte në Kërçovë

Zekirija Haxhiu

Me vepra bëhu model, jo me fjalë

Lea Muslija

“Anibari” dhe Kohavisioni vazhdojnë bashkëpunimin

Lea Muslija

ITSHKSH dhe QSPA nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Zekirija Haxhiu

Doli nga shtypi libri “Xhamia simbol i Shkupit”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...