Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sot do të betohet para Metës anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Sot do të betohet përpara Presidentit Ilir Meta anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Presidenca njofton se betimi do të bëhet në orën 10:30.

“Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit” thuhet në njoftim.

Pas mbi dy vitesh në ngërç, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, pasi Presidenti firmosi dje emërimin e anëtarit të gjashtë.

Ai do të jetë Përparim Kalo, ndërsa Aleksandër Toma u skualifikua nga lista, që KED i çoi Presidentit ditën e mërkurë.

Vendimi u firmos brenda pak orëve nga kreu i shtetit. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Postime të ngjashme

Aksident i rëndë në afërsi të Durrësit, plagosen 3 adoleshentë dhe shoferi

T E

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

T E

Celibashi: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

T E

19 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

T E

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...