Sot do të mbahet pilot projekti për Sistemin e paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur

Shkup, 13 shtator – Takim fillestar për “Pilot projektin për Sistem për paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur”, sot do të mbahet onlajn në organizim të “Gazetarët për të drejtat e njeriut”.

 

Qëllimi kryesor i projektit është t’i përmirësojë qasjet ekzistuese dhe të gjej[ mënyra të reja për parandalim, hetim dhe zbutjen e tregtisë me njerëz dhe fëmijë, si dhe mbrojtje apo përforcim të të drejtave të personave të prekur me shkëmbim të përvojave dhe marrjen e njohurive të reja.

“Duke i ndjekur përvojat e vendeve të tjera të cilat kanë sisteme për paralajmërim për persona të zhdukur, “Gazetarët për të drejtat e njeriut” në bashkëpunim dhe nën menaxhment projektues të “ECPAT” Austri”, e zbaton projektin në vend, duke përfshirë palë të ndryshme (sektorin publik dhe privat, organizatat civile, mediat)”, thonë organizatorët.

“Ky “Pilot projekt për paralajmërim të hershëm për fëmijë të zhdukur” zbatohet në periudhën prej 1 korrik të vitit 2021 deri më 31 dhjetor të vitit 2022. me mbështetje financiare nga Ministria federale austriak të Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Related posts

Janë vaksinuar afër gjysma e qytetarëve të rritur, autoritetet me apel deri te të rinjtë që të vaksinohen

D V

Zaev: Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme për të dy palët

D V

MPB konfirmon lajmin e Zhurnalit: Kapet marihuanë me vlerë 150 mijë euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More