Maqedoni

Sot do të vazhdojë debati për propozimin që Dobrilla Kacarska të bëhet gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese

Zhurnal Ads

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Kuvendi sot do të diskutojë për ditën e dytë propozimin për Dobrilla Kacarskën, që të zgjidhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, caktoi për në mesditë vazhdimin e seancës së 20-të.

Me sirena dhe me transparente në sallë “Kacarska përmbaruese e mafies”, deputetët e VMRO-DPMNE-dje shprehën revoltë kundër propozimit që Dobrilla Kacarska të zgjidhet gjykatëse kushtetuese.

Kjo është edhe një dëshmi, akuzuan deputetët opozitarë, se po vazhdon përzierja e pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor dhe se kryeministri Zoran Zaev vazhdon në mënyrë të pahijshme dhe manipulative t’i shpërblejë gjykatësit e dëgjueshëm.

Në rend të ditës të seancës së 20-të janë ndryshimet e Ligjit për sigurinë private, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Regjistrin qendror, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për emetimin e bonove të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim, të gjitha në leximin e parë.

Postime të ngjashme

Siljanovska përplaset me deputetët e shumicës: Nuk keni dy lidhje me drejtësinë

Z H

Filipçe: Nga tubimet familjare filloi vala e dytë e pandemisë

T E

Propozimi për punën online të Parlamentit, sot në seancë plenare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...