Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sot do të votohet përbërja e re e KSHZ-së

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së është një nga pikat e rendit të ditës në seancën plenare të caktuar për sot.

Seanca u caktua nga ana e Xhaferit pasi komisioni e konfirmoi listën prej 14 kandidatëve, informon Zhurnal.

Partitë nuk kumtuan zyrtarisht për kë do të japin mbështetjen e tyre pasi iu dërgua lista për t’u sqaruar. Vetëm VMRO-DPMNE e theksoi mbështetjen për kandidimin e Aleksandar Dashtevskit për kryetar të ardhshëm të KSHZ-së.

Anëtarët e deritanishëm të KSHZ-së kërkojnë mandat të ri, ndërsa në listë mungon vetëm Derkoski.

Agjencia e lajmeve Zhurnal dje njoftoi se jozyrtarisht, Aleksandar Dashtevski i VMRO-DPMNE-së do të votohet për kryetar të ri të KSHZ-së. Zhurnal mëson se gjithçka është dakorduar për të parin e KSHZ-së ndërsa sot pritet vetëm formalisht të kalojë në Kuvend.

Zhurnal mëson edhe se BDI-së do t’i takojë nënkryetari i KSHZ-së, ndërsa LSDM do të ketë tre anëtarë.

Mandati aktual i KSHZ-së skadon më 15 janar .//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...