Agjencia Zhurnal.mk

Sot e akuzon Loredanën, por avokati zviceran dhe reperja ka vite që njihen!

Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Pasi një çift zviceran tha se këngëtarja i kishte marrë 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marrë kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar të gjitha lekët.

E më pas erdhën akuzat e avokatit Valentin Landman i cili e akuzoi Loredanën se është shtirur si vajza e tij duke përdorur identitet të rremë.Por çdo ditë e më shumë akuza të reja dalin për reperen dhe siç duket tashmë mund të jenë përfshirë edhe anëtarë të tjerë të familjes e bëhet fjalë për njërin prej vëllezërve të reperes që konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” dhe vëllai i Mozzik-ut, Getinjo.

Siç tregojnë hulumtime të 20min.ch, vëllai i Loredanës është Fatoni, u dëbua nga Zvicra. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Luzernit, hodhi poshtë ankesën e tij, pasi Fatoni ishte i ndjekur penalisht. Fatoni u konsiderua si Eskobar dhe gjykata në Luzern e dënoi atë në mars të vitit 2015 me 18 muaj burg.

Por s’paska qenë rastësi fakti që Loredana e njeh avokatin Landman, pasi është pikërisht ky avokat ai që ka mbrojtur vëllain e saj në gjykatë. Sipas një vendimi të datës, 23 maj 2016 të gjykatës së Luzernit, Fatoni do depërtohej nga Zvicra dhe Landman ishte avokati që mbronte vëllain e Loredanës.Loredana ishte prezantuar me identitetin Ana Landman në këtë ngjarje që ka bërë shumë bujë dhe sipas dokumentave vëllai i saj Fatoni ka përfituar 6900 franga zvicerane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...