Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Sot filloi viti i ri shkollor, “të gjithë” nxënësit para kompjuterëve

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor – Zhurnal.mk – Viti shkollor duhet të fillojë sot për 270 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar shumë pasiguri në lidhje me zbatimin e mësimdhënies për nxënësit.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska dje ka deklaruar se nuk sheh arsye për të bojkotuar mësimin.

Carovska shprehet se gjithçka do të filloj sipas planit të hartuar dhe si të lëviz gjendja epidemiologjike, ashtu do të ndryshoj edhe mënyra e mësimit. Sipas saj sukses mund të arrihet vetëm me mbështetje të mësimdhënësve dhe fëmijëve.

Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Ky është një process në të cilin vetëm të gjithë së bashku mund të kemi sukses, sfida do të ketë shumë. Me rëndësi është që të kemi kontinuitet të mësimit. Vetëm në këtë mënyrë platfroma do të mund të funksionoj. Janë kyçur edhe drejtorët, edhe ato janë në koordinim të vazhdueshëm. Ju bëjmë thirrja edhe nxënësve të shkollave të mes edhe prindërve që të kemi kontinuitet, me situata të ndryshme që po na ndodhin”.

Përndryshe, viti shkollor, këtë vit nis me një muaj vonesë. Me prani fizike do të mësojnë 600 shkolla, ndërsa të tjerët online.

Postime të ngjashme

Bislimovski: Protestat e qytetarëve janë legjitime por VMRO-DPMNE-ja kryen presion ndaj neve

Z H

Vaksinimi kundër gripit sezonal zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë

XH,I

Gjendja epidemiologjike stabile, së shpejti hapen çerdhet dhe shkollat

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...