Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot fjalët përfundimtare për rastin “Thesari”

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Me fjalë përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Thesari”, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë e Britanisë së Madhe.

Në rastin “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski. Të tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria, tha se në vend që MPB të bëjë furnizim direkt të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së nga firma GAMA nga Britania e Madhe, si mënyrë më ekonomike, ata kishin dakorduar furnizimi të bëhet përmes një firme tjetër – ndërmjetësues Finzi SHPKNJP Shkup me çka kanë arritur të keqpërdornin mjetet nga Buxheti i shtetit.

Prokurori Trajçe Pelivanov, theksoi se ishin lidhur edhe dy anekse të marrëveshjes me Finzin me çka dallimi për çmimin furnizues dhe shitës ishte 26.568.276, dëm i shkaktuar Buxhetit të shtetit, ndërsa krahas kësaj, siç tha, me paramendimin e kinse nevojës për funksionim të pandërprerë dhe me sukses të pajisjes ishte lidhur marrëveshje ndërmjet MPB-së dhe Finzi që të vazhdohet mirëmbajtja e pajisjes dhe për përsosjen e saj me qëllim që të dëmtohet Buxheti dhe për Finzin të përfitohet pasuri prej 21.422.500

Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, veprat i kishin bërë nga karakteri përfitues dhe i propozoi Gjykatës që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat ngarkohen, si dhe ta zbatojë institutin konfiskim të pronës.

“Si përfitim të pasurisë me vepër penale për personin juridik ‘Finzi’ SHPKNJP nga Shkupi, është fshirë nga Regjistri Qendror më 18.02.2011, ndërsa që të bëjë konfiskim të mjeteve në të holla nga llogaria në denarë në Bankën e Ohrit në vlerë prej 838.106 denarë dhe llogari devizore bankare 145.619 euro, si dhe konfiskim i PMV Audi A4 me vlerë prej 1.026.285 denarë”, kërkoi prokurori Artan Ajro.

Krahas kësaj kërkese, prokuroria nga Gjykata kërkoi që i akuzuari Sasho Mijallkov ta detyrojë të kompensojë në vlerë prej 11 milionë denarë, Goran Grujoskin 11 milionë denarë, Nebojsha Stankoviqin 6 milionë denarë dhe të akuzuarin Toni Jakimovski 7 milionë denarë.

Mbrojtja në rastin “Thesari” konsideron se klientët e saj nuk e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzohen dhe se dëshmi e vetme është se nuk ka dëshmi se të akuzuarit e kanë bërë veprën.

Avokati, Lupço Shvërgovski, në deklaratë para gazetarëve pas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë, tha se nga vetë dëshmitë të cilat i kishte prezantuar prokurori publik, ndërsa i kishte siguruar përmes ndihmës ndërkombëtare juridike nga autoritetet britanike, mund të arrinin në përfundim se vetëm se as Sasho Mijallkovi e as të akuzuarit e tjerë nuk kanë realizuar takim, e as që kanë dakorduar çfarëdo lloj pajisje e cila ishte mjet i akuzës.

Sipas Shvërgovskit, sa i përket pohimit të prokurorit publik se Sasho Mijallkov me gojë e ka obliguar Gjoko Popovskin, ndihmësministër i atëhershëm i Punëve të Brendshme, përgjegjës në sektorin e Financave, që ta bëjë këtë furnizim, gjegjësisht ta zbatojë procedurën sa i përket këtij furnizimi, prokurori publik ka prezantuar një të pavërtetë.

Në pjesën e pasojës së dëmshme të cilën prokurori e përshkroi se është diku rreth 48 milionë denarë, avokati Shvërgovski theksoi se prokurori publik nuk ka dorëzuar provë materiale.

“Ajo provë materiale ka të bëjë me ekspertizë të përgatitur nga sfera e shkencës ekonomike financiare, aftësi dhe njohuri për të cilën nevojitet mendim i ekspertëve dhe ekspertizë e ekspertit nga ajo lëmi. Prokurori publik nuk i ka ato njohuri dhe dituri dhe ato aftësi dhe në asnjë rast vet nuk mund të konstruojë dëm për të cilin akuzohen të akuzuarit”, tha Shvërgovski.

Rastin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e akuzës është PTHP për krim të organizuar, e cila e ndërmori lëndën nga ish PSP-ja.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...